19 Nëntor 2024

BB: 1,2 miliard njerëz mbetën në gjendje varfërie të skajshme

Prishtinë, 15 tetor - Banka Botërore thotë se, pavarësisht një ritmi të paparë të reduktimit të varfërisë gjatë dekadave të fundit, 1,2 miliard njerëz “mbetën në gjendje varfërie të skajshme“ në vitin 2010.

Banka nxorri të enjten raportin “Gjendja e të Varfërve”, duke hapur kështu mbledhjet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Presidenti Jim Yong Kim thotë se banka ka dy qëllime kryesore: t’i japë fund varfërisë ekstreme deri në vitin 2030 dhe të rrisë mirëqenien e përbashkët në vendet në zhvillim. Kjo nënkupton përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe barazisë për 40 për qindshin më të varfër të popullsisë së një vendi në zhvillim.

“Arritja e këtyre qëllimeve është bërë synimi kryesor i institucionit tonë. Këtë javë, Bordi i Guvernatorëve i Bankës Botërore do të shqyrtojë një plan për transformimin e operacioneve tona, strukturën dhe kulturën në mënyrë që ne të mund të arrijnë qëllimet tona. Kjo është strategjia e parë që bashkon të gjitha institucionet e Grupit të Bankës Botërore nën një kuadër të vetëm për arritjen e rezultateve”.

Javën e kaluar, banka vendosi një objektiv të ri të përkohshëm për reduktimin e varfërisë ekstreme prej 9 për qind deri në vitin 2020.

Raporti thotë se duke i dhënë fund varfërisë ekstreme gjatë një brezi, është një “sfidë e vështirë,” për të cilën nevojitet “kuptim i plotë i gjendjes së varfërve”.

“Objektivi për t’i dhënë fund varfërisë është shumë më i madh se ne. Një lëvizje globale në rritje ka hedhur rrënjë, ndërsa udhëheqës qeveritarë, organizata ndërkombëtare dhe shoqëri civile bashkohen në këtë objektiv të rëndësishëm. Strategjia jonë është të guximshme, sepse sfida është shumë e madhe. Mbi një miliard njerëz jetojnë në varfëri të skajshme, duke fituar 1,25 dollarë në ditë ose më pak. Ne duhet të veprojmë me urgjencë dhe vendosmëri. Në raportin tonë, ne mësuam se 400 milionë mes të varfërve ekstrem në botë në vitin 2010 ishin fëmijë”.

Të varfërit, thotë ai, nuk mund të presin për zhvillim të ngadaltë sepse ata kanë nevojë për ndihmë sot.

“Ndërsa rishikojmë 30 vitet e fundit, shohim një progres të jashtëzakonshëm në uljen e varfërisë. Sipas raportit, 700 milion njerëz më pak jetojnë në varfëri të skajshme, edhe pse popullsia e botës u rrit me 2,5 miliardë njerëz. Në vende si India dhe Kina, qindra miliona njerëz shpëtuan nga varfëria e skajshme gjatë kësaj periudhe. Por në 35 vendet më të varfëra, 100 milion njerëz të varfër jetojnë në varfëri të skajshme. Më shumë njerëz jetojnë në varfëri të skajshme se tre dekada më parë.”

Raporti thotë se 26 nga 35 vendet me të ardhura të ulëta janë në Afrikë. Dr. Kim thotë se shumë të varfër nuk kanë ujë të pastër ose kushtet e nevojshme sanitare.

“Të varfërit ekstrem të sotëm mbeten po aq larg fitimit të 1,25 dollarë në ditë, sa ata që jetuan në të njëjtën gjendje 30 vjet më parë. Dhe për t’i shpëtuar varfërisë këtyre të varfërve, zakonisht nga zonat rurale, do t’u duhet të rrisin të ardhurat e tyre shumë më shpejt se pjesa tjetër e botës në zhvillim. Strategjia jonë do të ndihmojë vendet tona kliente të zgjidhin problemet e tyre më të mëdha - krijimin e vendeve të punës, luftimin e ndryshimit të klimës – të cilët prekin shumë të varfër në botë - dhe përballjen me çështjet e dobësisë dhe konfliktit”.

Raporti thotë se edhe pse numrat e meshkujve dhe femrave të varfër janë të njëjtë, varfëria ka një dimension gjinor. Femrat e moshës 15 deri 30 vjeç kanë rreth një vit më pak shkollim se sa burrat e varfër të së njëjtës grupmoshë.

Presidenti i Bankës Botërore shton se në qoftë se qëllimet e uljes së varfërisë plotësohen, duhet të ketë - atë që ai e quan - një kontribut të vendosur të Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim. Ajo ofron kredi për programe që përmirësojnë rritjen ekonomike dhe kushtet e jetesës.

“Me një kontribut të fuqishëm, ne kemi në plan të rrisim fondet e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim për vendet e dobëta dhe të prekura nga konfliktet me 50 për qind gjatë tre viteve të ardhshme. Programi ynë për takimet vjetore të këtij viti tregon angazhimin e fokusuar të Grupit të Bankës në një sërë sfidash të rëndësishme zhvillimi, si ndryshimi i klimës, qasja financiare, energjia, roli i sektorit privat dhe gjinisë”.

Ndërkohë FMN-ja ka njoftuar se vendet anëtare janë angazhuar për financimin e Fondit të Reduktimit të Varfërisë dhe Zhvillimit. Fondi lejon FMN-në të sigurojë financim me interes zero për vendet me të ardhura të ulëta. Financimi për fondin vjen nga afro 4 miliardë dollarë fitimesh të papritura nga shitja e 403 tonë rezerva ari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)