17 Nëntor 2024

Bastisen disa degë të HSBC për pastrim parash

Bernë, 19 shkurt - Policia zviceriane ka ndërmarrë operacione në degët e bankës HSBC në Gjenevë me pretendimin se kanë pastruar para.

Policia zvicerane ka ndërmarrë operacione bastisjeje në degët e bankës HSBC në Gjenevë pas pretendimeve dhe dyshimeve për pastrim të parave.

Në një deklaratë lëshuar nga prokuroria e Gjenevës, mësohet se ka nisur një hetim në lidhje me llogaritë në degët e bankës HSBC në Gjenevë. Në deklaratë gjithashtu është theksuar se do të zgjerohen përmasat e hetimit.

Sipas dokumenteve të paraqitura në publik në vitin 2007 nga eksperti i kompjuterëve, Herve Falciani i cili punon në zyrë të HSBC në Gjenevë është parashtruar se gjiganti bankar HSBC duke mbajtur të fshehtë një kapital mbi 100 miliardë dollarësh i cili i përket 106 klientëve nga 203 vende, pretendohet se banka ka ndihmuar konsumatorët që të shmangin taksat e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)