05 Nëntor 2024

Bashkimit Evropian harton plane për të luftuar pastrimin e parave

Bruksel, 7 dhjetor - Ministrat e financave të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të hartuar plane për të luftuar pastrimin e parave, pas një vargu zbulimesh në lidhje me sasi të mëdha parash të pista që kanë qarkulluar nëpër bankat evropiane.

Zv.presidenti Ekzekutiv dhe Komisionari për Ekonominë i BE-së Valdis Dombrovskis shprehet:

"Kur kemi pasur skandale të shumta të pastrimit të parave në të gjithë BE-në, Komisioni (Evropian) ka reaguar dhe ka bërë propozime konkrete për të forcuar rolin e autoriteteve mbikëqyrëse evropiane, konkretisht të Autoritetit Bankar Evropian, në fushën e pastrimit të parave, sidomos lidhur me situatat kur autoritetet kompetente kombëtare nuk reagojnë në kohë ose në mënyrë të mjaftueshme lidhur me mangësitë në zbatimin e planit kundër pastrimit të parave."

Vjet BE-ja përjetoi skandalin e vet më të madh për sa i përket pastrimit të parave, kur u zbulua se 220 miliardë dollarë amerikanë pagesa të dyshimta ishin bërë në periudhën e viteve 2007 - 2015.

Që atëherë ka pasur disa raste të tjera, më i fundit nga të cilët përfshin huadhënësen më të madhe të Maltës, Bankën e Valetës, që sipas Bankës Qendrore Evropiane, për vite të tëra nuk ishte marrë me problemin e rreziqeve të parave të pista.

Ministrat thanë në një deklaratë se një organ i BE-së duhet të marrë parasysh krijimin e "një strukture të pavarur dhe me fuqi të drejtpërdrejta" mbi bankat, ndërsa ishin kundër një lëvizjeje të tillë vitin e kaluar.

Ministri i Financave i Maltës theksoi se ai e mbështet plotësisht një masë të tillë.

Qeveria malteze ka konfirmuar gjithashtu mbështetjen për Bankën e Valetës në pronësi shtetërore, pas mangësive të shfaqura muajin e kaluar prej saj për sa i përket çështjes së parave të pista. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)