16 Janar 2025

Bashkimi Evropian parashikon një sërë masash për 2013

Bruksel, 4 janar - Kriza e euros nuk është zgjidhur pasi që ekziston një hendek i thelle mes interesave dhe pritshmërive të vendeve anëtare dhe ndonëse monedha e përbashkët të duhej të ishte projekti më i madh i afrimit mes shteteve te kontinentit te vjeter.

Vete presidenti i BQE-se Mario Draghi e ka pranuar se forma e tanishme e saj nuk është e qëndrueshme, nëse nuk ndërmerren hapa të tjerë të domosdoshëm.

Kancelarja Angela Merkel ka folur me herët për një gabim elementar, sepse mes anëtareve vazhdon te mungoje afrimi ekonomik. Pikërisht këtë situate do te përpiqet blloku te ndryshoje.

\"Besoj se vendet anëtare dhe BE-ja si tërësi duhet të bëjnë reforma të thella\", ishin fjalët e Merkelit, qe me sa duket, mbështeten edhe nga te tjerët.

Katër janë shtyllat kryesore qe duhen marre parasysh për stabilizimin e gjendjes: rregullimi i tregut financiar, mbikëqyrja e bankave, disiplina financiare dhe koordinimi ekonomik.

Tek rregullimi financiar BE-ja po përparon vetëm me hapa të vegjël, sepse britaniket ne mënyrë te veçante i druhen konkurrencës ndërkombëtare në treg.

Mbikëqyrja e bankave është një propozim shumë i ri, i miratuar në dhjetor dhe duhet të fillojë të aplikohet në mars të vitit 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)