Bashkimi Evropian mbeshtet regjistrimin e popullsisë
Prishtinë, 13 janar - Bashkimi Evropian do të mbështetet regjistrimin e popullsisë së Kosovës qe do të zhvillohet në gjithë teritorin e Kosovës.
Kryetari i Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë Rifat Blaku ka thënë se regjistrimi do të fillojë më 1 prill të këtij viti dhe do të vazhdojë deri më 15 prill.
Komisioni Qendror për Regjistrimin e popullësisë, ekonomive familjare dhe banesave sipas tij e ka përfunduar pyetësorin për raundin e ardhshëm të regjistrimit të popullsisë në vendin tonë.
Blaku bëri të ditur se ky pyëtsorë do tu shpërndahet të gjithë kryetarëve të Komunave të Kosovës, e më pastaj ata do të formojnë komisionet komunale të regjistrimit të popullsisë.
Për këtë projekt të regjistrimit të popullsisë janë ndarë 11 milion euro. 30 përqind e buxhetit do të sigurohet nga Qeveria e Kosovës, kurse me 70 përqind, do të mbështetet nga vendet anëtare të BE-së.