Bashkimi Evropian dënon “Fitch Ratings” me 5,13 milionë euro
Bruksel, 29 mars - Autoriteti Evropian i Letrave me Vlerë dhe Tregjeve (ESMA) dënoi Agjencinë Ndërkombëtare të Klasifikimit të Kredive “Fitch Ratings” me 5,13 milionë euro.
Në deklaratën e bërë nga Bordi i Tregut Kapital të Bashkimit Evropian njoftohet se Fitch u dënua me 5,13 milionë euro për shkak të shkeljeve në rregullat e Unionit.
Në deklaratë nënvizohet se dënimi në fjalë u dha për shkeljet e rregullave të parandalimit të konfliktit të interesit në Angli, Francë dhe Spanjë gjatë periudhës qershor 2013-prill 2018.
ESMA edhe gjatë vitit 2016 kishte dënuar Agjencinë Ndërkombëtare të Klasifikimit të Kredive “Fitch Ratings” me 1,37 milionë euro.
Ky autoritetet në mënyrë të ngjashme, edhe gjatë vitit 2017 kishte dënuar Agjencinë Ndërkombëtare të Klasifikimit të Kredive, Moody's me 1,24 milionë euro.