19 Nëntor 2024

Bashkimi Ekonomik Euro-aziatik do të nisë funksionimin në 2015-n

Moskë, 25 dhjetor - Më 24 dhjetor u organizua në Moskë mbledhja e këshillit më të lartë të Komisionit Ekonomik Euro-aziatik.

Në këtë takim u nënshkruan një sërë marrëveshjesh, ku mes të cilave dhe vendimi që Bashkimi Ekonomik Euro-aziatik do funksionojë zyrtarisht duke filluar që prej 1 janarit të vitit 2015. Pritet që dhe Armenia të hyjë në Bashkimin Doganor.

Pas takimit, liderët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit morën pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se hartimi i traktatit të Aleancës Ekonomike ka bërë progres të konsiderueshëm, pasi është arritur unanimitet në shumë çështje. Ai shtoi se kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në majin e vitit 2014.

Në shtator, presidenti i Armenisë Serzh Azati Sargsyan shpalli vendimin për pjesëmarrjen e Armenisë në Bashkimin Doganor.

Ky vendim simbolizon se qeveria e Armenisë do të ndërpresë në mënyrë të njëanshme negociatat për marrëveshjen e asociimit. Në dhjetor, Armenia u favorizua në çmimet e naftës së importuar dhe të gazit natyror nga Rusia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)