Bashkim Shala, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në ATK
Prishtinë, 21 janar - Sot në Administratën Tatimore të Kosovës u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, nga Sakip Imeri i cili ishte Drejtor i Përgjithshëm deri më tani tek Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm Bashkim Shala.
Ky pranim – dorëzimi është bërë sipas vendimit të Ministrit të Financave Bedri Hamza.