18 Nëntor 2024

Bashkëpunojnë për legjislacionin e sektorit minerarë

Prishtinë, 8 shtator - Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i Kosovës dhe Agjensioni Kombëtar i Burimeve Natyrore të Republikës së Shqipërisë (AKBN), kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimit.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i Kosovës dhe Agjensioni Kombëtar i Burimeve Natyrore të Republikës së Shqipërisë (AKBN), kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimit, i cili ka për qëllim sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për ofrimin e ndihmës së ndërsjellët, shkëmbimin e të dhënave, përvojave, trajtimin e problemeve të ndryshme dhe ndihmën reciproke. Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga Ramiz Krasniqi, Ud.

Kryesues i Bordit të KPMM-së i shoqëruar nga Midin Bojaxhiu-drejtor, Jahir Gashi-Ud. Kryeinspektor i Minierave dhe Bashkim Zeqaj-Zyrtar i lartë ligjor, zhvilluan një takim zyrtar në Tiranë me Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv i Agjensionit Kombëtar i Burimeve Natyrore të Republikës së Shqipërisë (AKBN).

Sipas një njoftimi të komisionit, qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit dypalësh, në vijim të takimeve dhe shkëmbimit të informacionit zhvilluar më herët ndërmjet palëve. “Memorandumi i mirëkuptimit ka për qëllim sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për ofrimin e ndihmës së ndërsjelltë, shkëmbimin e të dhënave, përvojave, trajtimin e problemeve të ndryshme dhe ndihmën reciproke në fushat e veprimtarisë respektive.

KPMM dhe AKBN u pajtuan që të bëjnë harmonizimin e legjislacionit në sektorin minerare. Gjithashtu, palët u dakorduan që të krijojnë, harmonizojnë aktet nënligjore, që kanë të bëjnë me sektorin minerare, sigurinë minerare, përdorimin e eksploziveve në minierat sipërfaqësore dhe nëntokësore, hulumtimeve gjeologjike, raportimeve dhe mënyrës së pagesave së rentave minerare. Duke pasur parasysh se Republika e Shqipërisë e ka statusin e vendit kandidat për të u anëtarësuar në Bashkimin Evropian harmonizimi i legjislacionit me BE-në, do të shërbej si bazë edhe për Republikën e Kosovës dhe do të jetë ndihmë që Kosova në të ardhmen të ketë më lehtë plotësimin e këtyre kushteve”, thuhet në njoftim.

Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore dhe të dyja palët shprehën angazhimin e tyre për të forcuar bashkëpunimin për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)