07 Nëntor 2024

Bashkëpunimi me FMN-në mbron stabilitetin financiar të Kosovës

Prishtinë, 13 nëntor - Ministri i Financave Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga u.d Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Femi Mehmeti, kanë pritur sot në takim Drejtoreshën e Konstituencës së FMN-së për Kosovën Michaela Erbenova, me të cilën diskutuan për punën e konstituencës së FMN-së, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Në këtë takim gjithashtu u diskuta edhe për mbështetjen e mbarëvajtjes së relacioneve të shkëlqyeshme të Kosovës me FMN-në, si dhe për avokimin e një reflektimi real të rrethanave politike dhe ekonomike të vendit tonë brenda FMN-së.

Me kërë rast, ministri Bedri Hamza e njoftoi znj.Michaela Erbenova për procesin e Buxhetit të vitit 2018, si dhe për planet dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal.

Ministri Bedri Hamza theksoi se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, përveç në mbrojtjen e stabilitetit, është i rëndësishëm edhe në planin e zhvillimit ekonomik.

Sipas tij, ai është jetik edhe për realizimin e suksesshëm të planeve tona zhvillimore me Institucionet tjera Financiare Ndërkombëtare dhe për mbështetjen buxhetore të Komisionit Evropian.

Ndërsa, Drejtoresha e Konstituencës së FMN-së për Kosovën Michaela Erbenova e vlerësoj lartë gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e në veçanti me Konstituencën e FMN-së për Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)