02 Maj 2024

Bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri në interes të të gjithë shqiptarëve

Prishtinë, 15 gusht - Pas reciprocitetit ka ardhur koha që Kosova dhe Shqipëria ta krijojnë një treg të përbashkët ekonomik dhe t’i rrisin shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve.

Ekspertë e ekonomisë sugjerojnë se nuk duhet pritur më shumë dhe se duhet të ndërmerren të gjitha masat për ta avancuar këtë bashkëpunim.


Eksperti i ekonomisë, njëherësh profesor në kolegjin “Universum”, Alejtin Berisha, ka thënë për gazetën “Epoka e Re”, se tani është koha të fillojë me të madhe bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri. “Nuk duhet të vonohemi më shumë.

Biznesi dhe politika duhet të koordinohen së bashku dhe ta arrijnë nivelin e lartë të bashkëpunimit”, ka thënë ai. Sipas tij, edhe panairet e koordinuara në të dyja vendet do të mund të sillnin efekte pozitive për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë dhe Shqipëri.


Ndërkaq, njohësi i zhvillimeve ekonomike, Ibrahim Hoxha, ka vlerësuar se pas reciprocitetit ka ardhur çasti i bashkëpunimit të shqiptarëve dhe të një tregu më të madh prej miliona shqiptarëve.

“Duhet të shikohen mundësitë që të rritet bashkëpunimi pasi ka ardhur koha e shqiptarëve. Ky mund të thuhet se është vit i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe i hapësirave të tjera shqiptare, siç është rasti i bizneseve nga Maqedonia”, ka deklaruar ai, duke shtuar se pengesat e deritashëm duhet të eliminohen në tërësi. Ai beson se edhe me lëshimin në qarkullim të një pjese të autostradës së Kosovës, prej rreth 40 km, do të shkurtohen shpenzimet e transportit.


Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe ekonomike. Sipas tij, hapat, të cilat Qeveria e Kosovës i ka marrë ndaj Serbisë, kanë ndodhur pas shumë diskutimeve dhe sakrificës që ka bërë ekonomia e Kosovës.

“Kemi vënë reciprocitet apo kundërpërgjigje, prandaj duhen gjetur partnerë të tjerë. Prodhimet serbe janë zëvendësuar me ato shqiptare dhe të tjera. Pas këtij veprimi kemi rritje ekonomike dhe është rritur besueshmëria edhe ndaj Qeverisë së Kosovës mbi 90 për qind. Kjo na ka bërë të ndihemi mirë”, ka theksuar ai, duke kërkuar nga bizneset e Kosovës dhe të Shqipërisë të hyjnë në treg për të përfituar: “Qeveria e Kosovës po bën reforma të duhura për lehtësira ndaj bizneseve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)