Bashkëpunimi ekonomik zhvillon rajonin e Evropës Juglindore
Prishtinë, 12 shtator - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Lubjanën, kanë organizuar të premten, konferencën Perspektiva ekonomike e vendeve të Evropës juglindore në periudhën pas krizës.
Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se në mjedisin e sotëm, kur të gjithë jemi dëshmitarë të pasojave që ka sjellë kriza financiare globale, çështja e perspektivës ekonomike zë rol kyç në agjendën e shteteve globalisht.
Kur flasim për vendet e Evropës Juglindore dhe modelin zhvillimor të këtyre vendeve bazuar në frymën e integrimit evropian me qëllim fondamental të rritjes ekonomike, krijimit të vendeve të punës, ndërtimit të infrastrukturës vitale dhe zhvillimit të qëndrueshëm për regjionin dhe Kosovën, ka theksuar ai. Sipas tij Kosova është në proces të shtet- ndërtimit dhe së bashku me regjionin drejt finalizimit të tranzicionit të funksionalizimit të ekonomisë së tregut të lirë me përfundim të integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Agjenda e reformave përkatëse është komplekse dhe kërkon kohë, por janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ti adresuar pengesat kryesore që kanë vonuar zhvillimin socio-ekonomik. Si rezultat, Kosova është rritur dhe zhvilluar çdo vit duke përballuar kështu edhe efektet nga financiare globale dhe ajo e eurozonës. Megjithatë është tejet kritike për Kosovën dhe regjionin që të ngritet niveli i produktiviteti vendor për të ulur kështu nivelin e papunësisë dhe ngritur nivelin e pagave, ka deklaruar Hamza.
Kurse Peter Nicholl nga Thesari amerikan, ka theksuar se Evropa tani është në \'periudhën e pas-krizës\'. Renditja e Kosovës në sondazhin vjetor i \"Të bërit biznes\" i Bankës Botërore për klimën e investimeve të Kosovës, anketë është përmirësuar në Raportin e vitit 2014 ashtu që të jeni në rrugën e drejtë, gjë që është mirë.
Kosova në vitin 2014 renditej si e 86-ta. Kjo ju vë në një nivel me disa nga fqinjët tuaj si: Kroacia, Shqipëria dhe Serbia dhe shumë para Bosnjës. Por nuk mund të kënaqeni me këtë, duhet të synoni shumë më lartë. Dy elemente në klimën e investimeve të vlerësuar nga studimi i Bankës Botërore ku Kosova mori renditjen më të mirë ishin \"marrja e kredisë (në vendin e 28-të) dhe pagesa e taksave (vendi 43-të).
Mirëpo, në disa fusha të rëndësishme, ka thënë ai. Sipas tij Kosova duhet të synojë shumë më lart dhe duhet të lëviz shpejt për të përmirësuar klimën e investimeve në Kosovë, nëse dëshirojmë që modeli zhvillimor të ketë sukses.
Mund të shihni se çfarë kanë bërë disa vende të tjera të Evropës Lindore, në vitet e fundit, për të përmirësuar mjediset e tyre për investime në biznes. Nuk duhet të shikoni vetëm në një vend dhe kopjoni atë që ata kanë bërë në të gjitha fushat, Duhet të zgjidhni vetëm performuesit më të mirë në çdo fushë dhe të përpiqeni të imitoni ata, ka thënë ai.
Kurse Bedri Peci Kryetar i Bordit të BQK-së, ka thënë se duke marrë parasysh hapat integrues të gjertanishme dhe rezultatet pozitive të ekonomive të këtyre shteteve, mendoj se shtetet e Evropës Jug-Lindore nuk kanë nevojë për modele krejtësisht të reja të zhvillimeve ekonomike, por modelin e filluar duhet rishikuar në përputhje me rrethanat e reja, për ta realizuar atë në tërësi.
Në këtë kuadër shtetet e Evropës Juglindore duhet të vazhdojnë rrugën e nisur drejtë integrimit të plotë në BE. Për ta arritur këtë qëllim duhet shtuar energjikisht masat për ndryshime të qëndrueshme strukturore, institucionale dhe legjislative në pajtim me acquis communautaire, por gjithnjë duke u mbështetur dhe respektuar edhe rrethanave specifike ekonomiko-shoqërore të secilit prej këtyre shteteve, ka theksuar Peci.
Ndërkaq Igor Masten nga Universiteti i Lubjanës, ka deklaruar se Vendet e Evropës Jugore dhe Lindore (EJL) janë heterogjene.
Kosova krahasuar me vendet e EJL-së, ka pasur zhvillim të mbi mesatares pa recesion të kohëve të fundit Sektori bankar më së paku i ngarkuar, Inflacion më i paqëndrueshëm, por i moderuar kohëve të fundit, nuk ka deficit të dyfishtë, pozicion fiskal relativisht i balancuar dhe neton borxhin e jashtëm e ka nën mesatare, por duke grumbulluar deficite, ka thënë ai. Sipas tij papunësia është një sfidë e madhe.