20 Nëntor 2024

Bashkëpunimi ekonomik përafron Kosovën me Egjiptin

Prishtinë, 17 maj - Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka thënë se duhet të përdoren të gjitha mundësitë dhe potencialet ekzistuese ekonomike në mes të Kosovës dhe Egjiptit me qëllim të arritjes së rezultateve pozitive ekonomike, por  në të njëjtën kohë ky interes për bashkëpunim ekonomik të përshpejtojë edhe proceset politike në mes të të dyja shteteve e në veçanti për njohjen e Kosovës.

Potencialet ekonomike të Egjiptit sipas tij janë të shumta dhe bashkëpunimi me Kosovën në sferën ekonomike do të jetë një  përshpejtim i depërtimit të këtyre produkteve në tregun evropian.

Në të njëjtën kohë siç ka theksuar Gerxhaliu marrëveshjet e shumta ekonomike që ka Egjipti me shtetet e shumta Afrikane  e në veçanti të botës Arabe është një mundësi e depërtimit  të produkteve dhe shërbimeve kosovare në këtë pjesë.

"Prandaj duhet të avancohet bashkëpunimi dhe të eliminohen barrierat eventuale sepse vula e suksesit të fitoreve politike është bashkëpunimi dhe interesi ekonomik”, theksoi  Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim të Këshillit Kombëtar për Punë të Jashtme nga Egjipti udhëhequr nga Dr. Muhamed I. Shaker, Dr. El Sayed A. Shalaby, Sayed K. El  Masry  dhe i  akredituari i Qeverisë së Kosovës për Egjiptin Dr. Beqir  Ismaili.

Delegacioni nga Egjipti falënderoi për mirëpritjen e organizuar në Kosovë dhe në Oden Ekonomike të Kosovës si dhe për informacionet e marruara  mbi mundësitë dhe potencialet e bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja shteteve.

"Jemi të mendimit dhe thellë  besojmë që njohja e Kosovës nga Egjipti do të ndodhë shumë shpejtë dhe në këtë drejtim duhet tu japim shans  bashkëpunimit ekonomik me qëllim që vërtet partneriteti ekonomik të jetë edhe garracë e sukseseve politike."

Po kthehemi nga Kosova të impresionuar dhe do të kthehemi prapë në Kosovë me informata shtesë pozitive dhe me plane konkrete për bashkëpunim.

zGërxhaliu i falënderoi të pranishmit për kontributin e tyre në përshpejtimin e tyre në procesin e njohjes e në veçanti e vlerësoi lartë punën dhe angazhimin profesional të z. Dr. Beqir Ismaili punë e cila mund të jetë shembull i diplomacisë moderne.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)