Bashkëpunimi ekonomik Kosovë Hungari i deomosdoshëm
Prishtinë, 18 dhjetor - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini është takuar me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz, me të cilin kanë diskutuar lidhur me mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes të bizneseve kosovare dhe atyre hungareze, sidomos në fushat e bujqësisë, ku ky shtet njihet si prodhues i madh i produkteve agrare ushqimore.
Kosova dhe Hungaria, kanë raporte shumë të mira në fushën eknomike edhe përkundër bilancit tregtar jo të duhur të vendit tonë me Hungarinë që është negativ dhe ne duhet gjejmë mënyrat e përmirësimit, kur dihet se mundësitë dhe potencialet tona janë të mëdha. Shpresojmë se do gjejmë mënyra të bashkëpunimit në mënyrë që të rrisim eksportet tona drejt këtij shteti, tha Agim Shahini.
Kreu i AKB-së, tregoi që në vitin e ardhshëm do të zhvillohet një vizitë në Hungari dhe do të takohen me bizneset për të thelluar bashkëpunimin dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare, sidomos prodhuesit nga Kosova që të gjejnë mundësi eksporti e tregje atje dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë, kur dihet se vendi jonë ka potenciale të jashtazkonshme për eksporte.
Sipas tij në Kosovë ka mjaft kompani nga Hungaria që importojnë e investojnë, por ndodh e kundërta dhe kjo duhet rritet.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz, shprehu gatishmërinë për mbështetje të bizneseve kosovare dhe krijimit të urave të reja me ato nga vendi i tij. Ambasadori u zotua se do të bënë përpjekje që gjatë fillim vitit të ardhshëm të rris prezencën e bashkëpunimit ndërmjet biznesve të dy shteteve.
Do të jemi në mbështetje të bizneseve në kërkesat e tyre për të rritur bashkëpunimin, investimet dhe eksportet e prodhimeve të dy vendeve dhe që ti tërheqim investime të reja, tha Laszlo Markusz.
Ambasadori i Hungarisë, premtoi se në muajt e parë të vitit do të bëjnë të mundur një takim ndërmjet biznesve të dy vendeve në Hungari.
Ai tregoi se bizneset hungareze janë prezente në Kosovë dhe ka të tjera që po kërkojnë tregun këtu dhe ne jemi të interesuar për rritjen e bashkëpunimit, shkëmbimeve tregtare e investimeve.