Bashkëpunim për fuqizimin e standardeve të konsulencës vendore
Prishtinë, 19 tetor Grupit të parë prej 20 konsulentëve profesionalë në Kosovë të cilët morën pjesë në trajnimin intensiv për Këshilltarë të Certifikuar në Menaxhment (CMC), iu dhanë certifikata nga Trajkovski & Partners, kompani e certifikuar konsulence nga Maqedonia.
Trajnimi u inicua nga Programi për Shërbime Konsulence për Biznese (BAS) i EBRD-së në Kosovë, i financuar nga Qeveria e Holandës dhe është realizuar në bashkëpunim me Programin për Ndërmarrje Private në Kosovë (KPEP) të USAID-it.
Certifikimi me CMC paraqet një shenjë të standardeve të konsulencës së standardit më të lartë dhe tregon se konsulentë individualë i përmbushin standardet e kompetencës profesionale dhe të etikës. Trajnimi në CMC në Kosovë paraqet standardet e njohura ndërkombëtarisht në profesionin këshillëdhënës. Programi i trajnimit u fokusua në dhënien e shkathtësive të nevojshme për të dizajnuar, menaxhuar dhe implementuar projekte të konsulencës me nivel të lartë profesional dhe etik, me metoda dhe shkathtësi për menaxhimin e kompanive të konsulencës.
Pos kësaj, USAID-i do të bashkëpunojë me komunitetin e konsulentëve profesionalë në Kosovë, në mënyrë që ti udhëzojë për themelimin e një Instituti të Konsulentëve të Menaxhmentit (IMC) në kuadër të Këshillit ekzistues të Konsulentëve të Biznesit. Qëllimi është që të promovohet përdorimi i konsulentëve sipas standardeve ndërkombëtare.
Trajnimi CMC do ti pajisë konsulentët vendorë me njohurinë dhe ekspertizën për krijimin dhe ruajtjen e një shoqate të konsulencës profesionale. Shërbimet e konsulencës profesionale do të rezultojnë në investime të reja dhe shitje për kompanitë kosovare tha Mark Wood, Drejtor i KPEP-it.
Certifikimi do të bëhet në bashkëpunim me Këshillin Ndërkombëtar të Institutit për Konsulencë në Menaxhment (ICMCI), që është një shoqatë globale e instituteve nacionale të konsulencës në menaxhment nga e gjithë bota.