16 Janar 2025

Bashkëpunim i frytshëm ekonomik Kosovë - Britani e Madhe

Prishtinë, 7 dhjetor - Ministri i Zhvillimit  Ekonomik Besim Beqaj ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar, Ian Cliff me të cilin ka biseduar lidhur me thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Ministri Beqaj ka vlerësuar lartë përkrahjen dhe kontributin që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës si në aspektin politik ashtu edhe atë ekonomik.

Ministri Beqaj dhe ambasadori Cliff janë dakorduar se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke krijuar kushte dhe ambient të favorshëm politik dhe juridik për tërhequr  investimet e  huaja.

Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar se të gjitha shqetësimet eventuale të investitorëve të mundshëm duhet tu adresohen institucioneve të cilat sipas ligjit janë përgjegjëse për lëmit e caktuara.

Ai gjithashtu ka kërkuar respektim të dispozitave dhe procedurave ligjore në të gjitha rastet, pasi që vetëm në atë mënyrë mund të sigurohet realizimin i praktikave dhe standardeve më të mira ndërkombëtare. 

Duke folur për shqetësimet e Kompanisë Fox Marble ministri Beqaj ka kërkuar që, duke respektuar procedurat dhe autorizimet ligjore të institucioneve të pavarura siç është KPMM, të respektohen dispozitat ligjore në fuqi në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)