14 Nëntor 2024

Bashkatdhetarët nga Gjermania ndihmuan 21 familje nga Mitrovica

Mitrovicë, 4 korrik - Bashkatdhetari me qëndrim në Shtuttgart të Gjermanisë, Baki Mustafa, kryetar i Qendrës Islame për Shtuttgart e rrethinë, ka shpall Muajin e Ramazanit muaj të solidaritetit me njerëzit që kanë gjendje të vështirë ekonomiko-financiare.

Falë punës së tij të palodhshme dhe bashkëveprimtarëve të tjerë,  qendra që ai e drejton, ka tubuar ndihma të konsiderueshme  financiare për të ndihmuar familjet e varfra që të kremtojnë Festën e Bajramit të Madh.

Zotëri Mustafa, vetëm për komunën e Mitrovicës, ka dërguar 1050 euro, për t’ua shpërnda 21 familjeve që nuk e kanë gjendjen e mirë materiale, me çka ju ka mundësuar atyre që bashkë me familjarët të festojnë Bajramin e Madh.

Me rastin e marrjes të të hollave, kryefamiljarët që përfituan ndihmën, falënderuan shumë për këtë veprim human e solidar Qendrën Islame për Shtuttgart e rrethinë dhe në veçanti kryetarin Mustafa.

“Sot edhe ne po ndjehemi mirë, sepse me këtë ndihmë na u mundësua që sado pak t’i gëzojmë fëmijët tanë për festën e Bajramit, prandaj edhe falënderojmë nga zemra bashkatdhetarët tanë me  qëndrim në Gjermani, të organizuar në këtë qendër”, u shprehën përfituesit e ndihmës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)