15 Maj 2024

Basha: Tirana qendër për investitorët mbarë shqiptarë

Tiranë, 22 dhjetor - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, ka pritur një delegacion të Aleancës Kosovare të Bizneseve, të kryesuar nga kryetari Agim Shahini.

I pari i Tiranës, ofroi mbështetjen e pakursyer për investitorët e sinqertë nga Kosova, që duan të investojnë në Tiranë. Ai po ashtu ofroi mbështetjen e tij për mbajtjen e aktiviteteve  Java e Biznesit të Kosovës dhe mbajtjen e forumeve të ndryshme.

Kreu i Bashkisë Lulëzim Basha, tha se e ka mirëpritur përkrahjen e të gjithë shqiptarëve e posaçërisht e ka ndier edhe besimin edhe të qytetarëve të Kosovës. Ai u shpreh se është gjysëm kosovar.

“Kemi vënë bashkëpunim ndërmjet dy shteteve, por  ka mungesë të shkëmbimeve tregtare  e cila lë shumë për të dëshiruar. Jemi për tregti të lirë, e cila e ka nxjerrë vendin nga mjegulla. Orientimi jonë është shumë i rëndësishëm”, tha Lulëzim Basha.

Ai kërkoi që të dy vendet dhe qeveritë duhet të bëjnë më shumë në forcimin e bashkëpunimit. Situata kërcënuese e shtrënguese në Tiranë, tashmë ka marr fund dhe  ka treg të lirë për invetsime.

Ai përmendi një varg projektesh zhvillimore lehtësuese kur kërkohen investime dhe kërkoi nga investitorët e Kosovës, që të investojnë në Tiranë ku do të jetë në disozicion të tyre.  “Partnerin kryesor e kemi biznesin e sinqertë dhe kërkojmë thithjen e kapitalit, sepse 27 për qind e qytetarëve të Shqipërisë jetojnë në Tiranë dhe shpresojmë të jemi qendër kombëtare shqiptare”, tha Lulëzim Basha.

Sipas tij nga viti I ardhshëm taksat pë bizneset do të ulen 50%, 30% e 0 për qind për investitorët që punësojnë nga 50 punonjës nga skema e regjistrit të të papunëve. Për katër vitet e ardhshme do të kenë 0 taksa. Lejet e ndërtimit do të procedohen brenda 45 ditëve në sistemin “one stop shop”. 

Kryetari I Bashkisë së Tiranës, shtoi se do të përkrahin aktivitetet e Javës së Kosovës dhe aktivitete të tjera.

Sipas tij Bashkia e Tiranës merr obligim që t`i ofrojë AKB-së dhe bizneseve nga Kosova tërë potencialin dhe logjistikën mbështetëse që aktiviteti të jetë në qendër të Tiranës me të gjitha të mirat e Kosovës ku do ta vizitojnë mijëra qytetarë.

 “Prodhimet që nuk i kemi duhet t`i marrin nga Kosova, po ashtu të veprojë edhe Kosova dhe për këtë duhet të vendosin qeveritë dhe konsumatorët. Ti marrim prodhimet e Kosovës e ju tonat”, tha Basha.

 Agim Shahini, kryetar Aleancës së Bizneseve të Kosovës, tha se Kosova akoma vazhdon të varet nga importi dhe kërkoi që shteti shqiptar të bëjë qmos të sillen në Kosovë prodhimet të cilat mungojnë, por njëkohësisht ti eliminoj të gjitha barrierat për prodhimet tona për në Shqipëri.

“Basha dhe Shahini u dakorduan ta bëjnë një festë të madhe në Tiranë, që sipas tyre të mbahet mend, e ky është projekti  Java e Kosovës, ku do të jenë prodhimet e Kosovës të ekspozuara, dhe kjo festë pritet më pas të bëhet trandicionale. 

Gjatë bisedës u trajtuan edhe problemet e bizneseve të Kosovës të cilat më parë kishin investuar në Shqipëri, konkretisht në Tiranë dhe të cilat pas presionit e probleme janë larguar. “ Tash në Tiranë e Shqipëri, ka një klimë më të mirë për invetsime dhe besojmë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.  Tirana nuk është ajo e kaluara tash ka klimë shumë të favorshme për zhvillimin e biznesit.

Kreu i AKB-së si problem të tashëm kryesor të prodhuesve të Kosovës e paraqiti mungesën e prodhimeve në tregun shqiptar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)