07 Nëntor 2024

Bartja e pagesës së TVSh-së nga kufiri në brendësi, fuqizon biznesin vendor

Prishtinë, 19 dhjetor - Paralajmërimi i ministrit të Financave Bedri Hamza, për ndryshimin e sistemit tatimor të Tatimit në Vlerën e Shtuar në Kosovë, ka shtyer Aleancën Kosovare të Bizneseve të mbaj konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Aleanca Kosovare e Biznesve, nga viti 2010 vazhdimisht e ka thënë që pagesa e TVSh-së në kufi, është barrë e madhe e bizneseve vendore dhe kreditim i bizneseve në arkën e shtetit pa e shitur produktin final është ngarkes e pa përballueshme”, tha Agim Shahini.

Sipas tij kjo ka bërë që ndërrmarrësit vendor dhe të huaj dalëngadale të humbin fuqinë konkurruese dhe interesimin për të investuar në Kosovë dhe si pasoj e saj dhe politikave tjera fiskale, ne kemi vazhdimisht rënje të investimeve të huja, por ngritje të buxhetit të vendit me mbledhje të taksave tek bizneset në mënyrë të pa drejt në kufi.

Kreu i AKB-së shtoi, se qeverinë po e nxisin për të marr vendime konform kërkesave në tregun e Kosovës dhe më gjerë, por vazhdimisht ka munguar gatishmëria dhe guximi që pagesa e TVSh-së të bartëte nga kufiri në brendësi të vendit.

Masat e marra për lirim të taksave për të gjthë teknolgjinë dhe lëndën e parë për prodhim nga janari i 2018 është i mirë, por i vonuar. Qeveria dhe Ministria e Financave, gjegjësisht ministry Bedri Hamza, ka marr një vendim të madh paralajmërues dhe të guximshëm që mbledhje e TVSh-së së shpejti do ta bartë nga kufiri në brendësi dhe ai do të jetë bartës i këtij ndryshimi të sisitemit të taksave që e praktikojnë vendet në zhvillim dhe që kanë një sisitem fiskal të qëndrueshëm.

Ai shtoi se kjo rritë fuqinë e bizneseve vendore, barazon atë me shumë vende te zhvillura, forcon shtetin dhe biznesi nuk ka nevojë të krediton shtetin me TVSh, por shteti do të bart këtë rrisk në favor të bizneseve dhe qytetarëve të vendit. Përmes këtij ndryshimi  do te rrite edhe me shume luften kunder informalitetit në Kosovë që është kancer i shoqërisë në vend.

“Bizneset që nga viti 2008 e këndej mesatarisht në vite kanë kredituar nga 400 milionë në arkën e shtetit në kufi e që kjo i bije mbi 4 miliardë euro. Shteti dhe bankat ishin përfituesit më të mëdhenj sepse u duhej që të merren mjete në bank me interest ë lartë për të paguar TVSh-në para se të shitej produkti e në anën tjetër biznesi nga kjo pësonte humbje, sepse koha e rikthimit të TVSH-së nga konsumatori merrte kohë deri në një vit. Në vitin 2015 ishin 456 milionë, më 2016 ishin 541 milionë dhe sivjet janë mbi 550 milionë euro”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se kjo rritje dhe forcon besimin edhe më shumë në shtetit e Kosovës, por hap rrugë për investime të reja dhe më të lehta pa pasur kosto shtesë në fillim të investimeve.

Aleanca Kosovare e Bizneseve, përgzon Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Financave për këto masa të reja dhe domethënëse për biznesin vendor.

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, tha se për të ndodhur kjo, Ministria e Financave duhet ndryshuar disa ligje tatimore që përcjellin me udhëzime të ndryshme administrative, gjë e cila është në të mirë të vendit e bizneseve, duke rritur kapacitetet në Administratës Tatimore e Doganave dhe duke trajnuar staf profesional për të mbledhur TVSH-në.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)