Barroso tërhiqet nga kërkesat për eurobonde
Bruksel, 6 dhjetor - Në debatin për futjen e eurobondeve, presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso duket se është i gatshëm të heqë dorë nga kërkesat e tij.
Barroso deklaroi për gazetën gjermane \"Die Welt\" se eurobondet duket se nuk janë zgjidhja më e mirë për krizën e tanishme.
Letrat e përbashkëta me vlerë do të nënkuptonin një masë edhe më të lartë të integrimit dhe disiplinës në eurozonë.
Deri para pak kohësh Barroso ka qenë një prej atyre që më së shumti është angazhuar për futjen e eurobondeve. Gjermania është kundër futjes së tyre.