Barroso propozon rikapitalizimin e bankave
Bruksel, 13 tetor - Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso njoftoi se do të bëjë te merkuren propozimet në Komisionin Evropian për rikapitalizimin e bankave.
Komisioni Evropian do të bëj propozimet mbi disa nga këto çështje, deklaroi Barroso duke cituar rikapitalizimin e bankave evropiane gjatë një konference shtypi në Hagë në përfundim të një takimi me kryeministrin holandez, Mark Rutte.
Barroso mbrojti më 6 tetor një veprim të koordinuar në Evropë, si ajo që është tashmë, për rikapitalizimin e bankave në vështirësi për shkak të krizës së borxhit.