Barroso pro fondeve të ndihmës financiare për Eurozonën

Bruksel, 13 janar - Presidenti i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barroso u shpreh sot në favor të fondeve të ndihmës financiare më të fortë për Eurozonën për të siguruar tregjet, megjithë kundërshtimin e fortë të Gjermanisë.
"Po, duhet të bëjmë më tepër në drejtim të mbrojtjes së Eurozonës", deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Kopenhagë për fillimin e presidencës daneze të Bashkimit Evropian.
''Komisioni Evropian bën thirrje për mbrojtjen më të besueshme të mundshme, që është e rëndësihme për besueshmërinë e investitorëve për të kaluar krizën e Eurozonës", theksoi ai.