Barroso: Papunësia në Europë, ende e lartë
Bruksel, 7 shtator - Papunësia është "ende shumë e madhe" në vendet europiane.
Deklarata vjen nga kreu i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barrozo gjatë fjalës së tij në sesionin e ri të Parlamentit Europian në Bruksel.
Barroso tha ndër të tjera se rimëkëmbja ekonomike po merr hov në BE dhe se rritja do të jetë më e madhe nga sa ishte parashikuar.
Ndërkaq disa prej anëtarëve të parlamentit u shprehën se duhet që të fitohet besimi i qytetarëve europianë me masat e marra për forcimin e ekonomisë.