17 Maj 2024

Barroso: Greqia duhet të largohet nga eurozona

Bruksel, 12 maj - Greqia duhet të largohet nga zona euro nëse nuk arrin të respektojë angazhimet buxhetore të ndërmarra në këmbim të një plani shpëtimi miratuar nga 17 vende anëtare të Bashkimit Monetar, theksoi presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.

“Nëse marrëveshjet nuk respektohen, kjo nënkupton se kushtet nuk janë përmbushur për të vazhduar me një vend që nuk respekton angazhimet e tij”, deklaroi Barroso në një intervistë për stacionin televiziv italian, SkyTG24.

Barroso nënvizoi se kishte shumë respekt për demokracinë greke dhe parlamentin grek.

”Por duhet të respektoj dhe 16 parlamentet kombëtare të zonës euro që miratuan planin e ndihmës për Greqinë”, theksoi ai.

“Të gjithë duhet të respektojnë marrëveshjet”, shtoi ai.

“Nuk dëshiroj të flas për një vend specifik, por nëse një vend nuk respekton rregullat, bën mirë të largohet”, theksoi Barroso.

Pesë ditë pas zgjedhjeve legjislative që kanë shfaqur triumfin e partive politike të ekstremit të majtë dhe të djathtë, që janë kundër masave shtrënguese të vendosura nga Bashkimi Evropian, Greqia vazhdon të jetë pa qeveri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)