Barroso: Evropa duhet të ketë euron monedhë të përbashkët
Bruksel, 11 nëntor - Për presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, të gjitha vendet evropiane duhet të kenë euron si monedhë të përbashkët.
Monedha unike është zemra e Bashkimit Evropian, theksoi Barroso duke shtuar se të jesh në euro apo ta përdorësh dhe të jesh aty duhet të specifikohesh si Bashkimi Evropian.
Portugezët u bënë thirrje vendeve që hezitojnë për më shumë integrim evropian të mos frenojnë ata që dëshirojnë të avancojnë në këtë rrugë.
Shpejtësia e Bashkimit Evropian, dhe për më tepër e zonës euro, nuk mund të jetë ajo një prej anëtareve më të ngadalta dhe shumë vicioze, deklaroi ai.
Një Bashkim Evropian i ndarë nuk do të ecë, nënvizoi Barroso, duke njohur se sfida ishte: si mund ta thellojmë integrimin e zonës euro pa krijuar ndarje me ata që nuk janë ende.
BE në terësi dhe zona euro shkojnë së bashku dhe nuk duhet të jenë të ndara, shtoi ai.
Nëse vullneti politik do të jetë i mjaftueshëm, Bashk