Barroso, Eurozona të sigurojë stabilitetin fiskal të Greqisë
Bruksel, 22 korrik - Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso, kërkoi që samiti i posaçëm për Eurozonën për mbahet më 21 korrik, të gjejë një zgjidhje për krizën e tanishme dhe të sigurojë stabilitet fiskal dhe fleksibilitet për Greqinë për të lehtësuar dhënien e ndihmës financiare.
Zoti Barroso thotë se Evropa po përballet me reforma të thella, ndaj samiti duhet të garantojë masat për stabilizimin e sektorit publik të Greqisë.
Presidenti Baroso thotë se duket kërkuar ndihma e sektorit privat për financime dhe duhet miratuar një sistem i qëndrueshëm financiar për të shtuar fleksibilitetin e ndihmës.
Gjithashtu sipas tij duhen shtuar masat mbrojtëse për sektorin bankar, gjë që do të siguronte likuiditetin e sistemit bankar evropian.
Ndërkohë Barroso njoftoi se Komisioni i BE-së ka vendosur të formojë një grup të posaçëm për të ndihmuar Greqinë, të ndërmarrë reformat e duhura.