Barroso: Duhet ta parandalojmë falimentimin e Greqisë
Athinë, 29 janar - Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso kërkoi dje që të bëhej gjithçka që ishte e mundur që falimentimi i Greqisë së zhytur në borxhe të parandalohej.
Konsiderojmë se nëse miqtë tanë grekë e përfundojnë pjesën e tyre të punës, ne duhet ti mbështesim, duke pasur parasysh atë se do të ishte mjaft vështirë jo vetëm për Athinën, por edhe për eurozonën, nëse paraqitej ndonjë problem thelbësor, përkatësisht problemi me falimentimin e Greqisë, deklaroi Barroso, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për domosdoshmërinë për vendet e tjera për të rritur ndihmën ndaj Athinës.