16 Janar 2025

Barroso dënoi "mitin" e masave të shtrëngimit ekonomik

Dublin, 11 janar - Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dënoi të enjten në Irlandë, një vend i përfshirë nga kriza, të ashtuquajturin "mit të masave të shtrëngimit ekonomik" të vendosura nga Bashkimi Evropian.

"Vështirësitë i hasim me apo pa euron dhe me apo pa Bashkimin Evropian", deklaroi Barroso në një konferencë shtypi në Dublin pas një takimi të Komisionit Evropian me qeverinë irlandeze.

"Shkaku i vështirësive, që disa vende duhet të përballojnë është borxhi i tepruar publik", theksoi ai në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin irlandez, Enda Kenny.

Irlanda u godit rëndë në vitin 2008 nga kriza ekonomike, që përfshiu sektorin bankar.

Vendi shpenzoi 64 miliardë euro për shpëtimin dhe ristrukturimin e këtij sektori.

Më pas kërkoi një ndihmë ndërkombëtare në fund të vitit 2010 nga BE-BQE-FMN në këmbim të një programi masash ekonomike dhe reformash.

"Disa vende duhet të bëjnë ndryshime dhe këtë e bëjnë me apo pa euron", u shpreh Barroso duke përmendur Britaninë e Madhe dhe Irlandën, dy vende joanëtare të unionit monetar.

"Ekziston një mit sipas së cilit BE-ja vendos politika", shtoi Barroso.

"Kjo nuk është e vërteta (...) dhe nuk është e drejtë sepse nuk i krijoi BE-ja problemet", përfundoi Barroso.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)