Barroso: BE ka kapërcyer pjesën më të keqe të krizës

Bruksel, 4 prill - Kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso deklaroi se Bashkimi Europian e ka kapërcyer pjesën më të keqe të krizës, megjithëse sipas tij situata mbetet ende e brishtë dhe vulnerabël.
\'\'BE-ja e ka kapërcyer momentin më të keq të krizës, por situata mbetet ende shumë e brishtë dhe vulnerabël\'\', deklaroi presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, në Pragë gjatë nënshkrimit të \'Esm\'-së nga presidenti.
\'\'Esm-ja është e nevojshme për rikthimin e besimit, tepër të nevojshëm për investimet. Sepse pa investimet nuk ka asnjë lloj rrugëdalje, nuk do të ketë vende pune\'\', deklaroi Barroso.