16 Janar 2025

Barrikadat po pengojnë marrëveshjen për doganat

Prishtinë, 29 janar - Naim Huruglica, drejtor i përgjithshëm i Doganës së Republikës së Kosovës, ka deklaruar se zbatimi i plotë i marrëveshjes për doganat në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë është duke hasur në vështirësi për shkak të barrikadave të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në veri të shtetit.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” Huruglica ka shprehur optimizëm se kjo marrëveshje së shpejti do të fillojë të zbatohet në të gjitha vendkalimet me Serbinë.

 “Presim që shumë shpejt të nisë zbatimi i marrëveshjes, edhe pse pjesa më e madhe e dërgesave është duke ardhur në terminalin doganor në Mitrovicë”, ka thënë Huruglica, duke shtuar se me këtë marrëveshje sigurohet sistemi unik doganor.

“Në marrëveshjen për doganat specifikohet shumë qartë se Kosova është një zonë unike doganore dhe të gjitha ligjet që janë në fuqi zbatohen në mënyrë të njëtrajtshme si në çdo vendkalim tjetër”, është shprehur Huruglica.

Në këtë kontekst, Huruglica ka thënë se marrëveshja për doganat do të ketë efekt pozitiv në luftimin e kontrabandës. “Kjo marrëveshje ndalon tregtinë ilegale apo kontrabandën dhe e ndihmon tregtinë legjitime”, ka deklaruar Huruglica.
 
Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës ka thënë se prioritetet të këtij institucioni për vitin 2013 janë: stabilizimi dhe kontrolli i plotë i pikave doganore në veri të Kosovës, luftimi i shmangieve fiskale, modernizimi i organizatës dhe mbushja e buxhetit të Kosovës ashtu siç ka paraparë Qeveria
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)