Barosso: Komisioni Evropian në prag të falimentimit
Strasburg, 24 tetor - Kryetari i Komisionit Evropian duke pohuar se arka e këtij komisioni është në prag të zbrazjes të plotë, kërkoi nga shtetet anëtare të BE-s dhe Parlamenti i Evropës që ti japin fund mosmarrëveshjeve rreth buxhetit të BE-s.
Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë gjermane të lajmeve e cila njoftoi se Hoze Manuel Barosso, të mërkurën në një takim që është zhvilluar në prani të përfaqësuesve të Parlamentit Evropian në Strazburg, deklaroi se pa marrëveshje rreth projektligjeve të rishikuara rreth buxhetit të BE-s, Komisioni Evropian nuk do të mund të paguaj shpenzimet e tij.
Një pjesë e madhe e buxhetit të BE përsëri në formë të subvencioneve të bujqësisë ose në formë të ndihmës për rajonet me popullsi të varfër, kthehet tek 28 vendet anëtare të BE-s.
Parlamenti Evropian gjithashtu ka deklaruar se nëse një shumë prej 2.7 miliardë euro nuk do ti jepet Komisionit Evropian. Ky komision duke filluar nga muaji nëntor nuk do të mund ti paguaj shpenzimet e veta.