19 Nëntor 2024

Barclays nis hetimet për vjedhjen e të dhënave të klientëve

Londër, 10 shkurt - Banka britanike \"Barclays\" do të nisë hetimet lidhur me incidentin e vjedhjes së informacioneve të 27 mijë klientëve të saj si dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të kontaktuar me klientët e prekur, njoftoi një zëdhënës i bankës.

Po të njëjtën ditë e përditshmja britanike \"The Sunday Mail\" njoftoi se të dhënat personale të 27 mijë klientëve të këasj banke u vodhën, ku ndër to përfshihen edhe të dhënat lidhur me llogaritë e klientëve, depozitat etj.

Zëdhënësi i bankës \"Barclays\" theksoi nëpërmjet një deklarate se po punohet për të identifikuar përgjegjësit.

Autoriteti i Kontrollit Financiar i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se do të bashkëpunojë me bankën \"Barclays\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)