Barclays Bank mbyll njëqind filiale në Spanjë
Madrid, 9 mars - Banka britanike Barclays do të mbyll mbi 100 filiale në Spanjë, gjegjësisht rreth një të katërtën e numrit të tyre të përgjithshëm në këtë vend dhe do të largoj nga puna 700 persona, shkruan gazeta e sotme Expansion.
Drejtori ekzekutiv i Barclays , Bob Dajmond, humbjet në Spanjë i cilësoi si të papranueshme dhe planifikon ta orientojë punën diku tjetër.
Nga Barklis nuk dëshirojnë ta komentojnë lajmin për mbylljen e filialeve, por muajin e kaluar paralajmëruan se do t'i pezullojnë të gjitha veprimtaritë që nuk realizojnë fitim adekuat.