12 Maj 2024

Banorët falënderojnë donatorët për rindërtimin në veri

Mitrovicë, 23 shtator - Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të organizuar në një këshill të përbashkët kanë organizuar të dielën një ceremoni për të falënderuar të gjithë ata që janë duke ndihmuar për rindërtim.

Ata kanë falënderuar dhe ndarë mirënjohje për donatorët dhe për drejtuesit e Komunës së Mitrovicës që kanë organizuar aksionin humanitar “Ndihmo edhe ti”.

Florent Azemi në emër të Këshillit të lagjeve veriore, tha se ndihma për rindërtim në veri është treguesi më i mirë për ndjenjën patriotike të shqiptarëve.

Ai tha se shtëpitë që janë duke u rindërtuar në veri janë investim që ka karakter kombëtar, përveç atij humanitar.

Ai tha se deri me tani në kuadër të aksionit humanitar “Ndihmo edhe ti” janë ndërtuar dhe janë në proces të rindërtimit 17 shtëpi.

Ndërsa kryetari i komunës, Avni Kastrati, të cilit i është ndarë mirënjohja e parë për këtë aksion, u shpreh shumë i lumtur për punën që po bëhet.

Ai falënderoi dhe një herë të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe janë duke ndihmuar për veriun.     

Në fund mirënjohje u janë ndarë të gjithë donatorëve që kanë ndihmuar në rindërtimin e shtëpive në këtë fazë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)