06 Nëntor 2024

Banorët e Orllanit protestojnë kundër rrënimit të objekteve

Orllan, 5 tetor - Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë në bashkëpunim me banorët e Orllanit me rrethin organizojnë protestë me moto 'Mjaft me rrënime, duam investime' në të cilën kërkojnë ndërprerjen e rrënimeve pa plan për investime.
 
Drejtori ekzekutiv në OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, Rexhep Zeka ka theksuar se kërkesat e banorëve te Orllan janë shqetësimi nga rrënimet që po behën, krijimi i paqartësive nga institucionet përkatës, kërkesa për një projekt zhvillimor ekonomik për Orllanin me rrethin.

Zeka ka theksuar me tutje se Orllani nga një Komunë qe ishte dikur me mbi 30.000 banor është kthyer ne një vend me 3000  banor.

Krejt kjo sipas tij ka ndodh si mungesë e investimeve nga institucionet tona, po nuk mungon rrënimi  dhe shfrytëzimi I resurseve tona nga institucionet tona.

"Ju bëjmë thirrje bashkëvendëseve qe janë banor  dhe atyre qe janë shpërngulur nga Orllani dhe fshatrat përreth te bashkëngjiten ne Protestë te kërkojmë investime ne rrugët e 11  fshatrave përreth Orllanit,  plan-Projekt  për zhvillimin e turizmit qe te krijohen vende pune ne mënyrë te mos ketë shpërngulje te banorëve", ka thënë Zeka.

MMPH ditë me parë ka marr vendim për rrënimin e disa objekteve te përkohshme qe gjenden përreth liqenit ne Orllan ku përfshihen edhe trasat e restoranteve

Në mungesë të vendeve të punës dhe nevojave tjera familjare, si shkollimi shëndetësia, punësimi, shumë banorë kanë ikur nga kjo zonë, duke krijuar një zonë  gati të boshatisur e  që në periudhën e fundit kohore zhvillimi i turizmit dhe hapja e disa restoranteve i kanë mundësuar shumë të rinjëve të kësaj treve që të punësohen dhe të njëjtit kanë gjetur një arsye për të mos u shpërngulur pasi janë punësuar në vendlindjen e tyre.

Vendimi për rrënimin e këtyre objekteve të vendosura përkohësisht, mund të ndikoj drejtpërdrejt në pamundësinë e jetesës për këta të rinjë dhe detyrimin e tyre të ikin për shkak se nuk ka  ndonjë alternativë tjetër për punësim në këto treva

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)