Banorët e Orllanit kërkojnë kyqje në Ujësjellsin Prishtina
Prishtinë, 17 mars - Banorët e Orllanit të cilët jetojnë afër liqenit të Batllavës do të organizojnë sot një protestë përmes së cilës kërkojnë që edhe ata të kenë ujë të pijes.
Sipas një njoftimi nga Këshilli Organizativ, arsyeja e kësaj proteste është se gjysma e Kosovës furnizohet me ujë të pijes nga liqeni që shtrihet në tokat e tyre, ndërsa ata nuk janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit.
Marshi protestues fillon nga xhamia e Orllanit deri te restorant Liqeni që gjendet në këtë fshat të komunës së Podujevës dhe fillon në ora 13:00.