Banorët e Lagjes se Kuvajtit me shtëpi të reja
Prishtinë, 29 qershor - Me një ceremoni rasti ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe kryetari i komunës së Podujevë, Agim Veliu, në të ashtuquajturën Lagje e Kuvajtit në Podujevë do të bëjnë dorëzimin e çelësave të shtëpive përfituesve që do të vendosen në këto shtëpi.
Shtëpitë e ndërtuara janë projekt i përbashkët i MPMS-së dhe komunës së Podujevës.
Ceremonia e dorëzimit të çelësave do të filloj në orën 10:00, në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë.