07 Nëntor 2024

Banorët e Kompleksit 300 kundërshtojnë ndërtimin e shkollës

Fushë Kosovë, 24 korrik - Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i janë drejtuar me një kërkesë 60 familje për të shprehur shqetësimin për një vendim të komunës së Fushë Kosovës e cila në një hapësirë të gjelbëruar në lokacionin tek “Kompleksi 300” ka filluar ndërtimin e një shkolle përkundër faktit se aty nuk ka hapësirë të mjaftueshme për ndërtimin e shkollës e cila do t’i përmbushte kriteret për mësimdhënie dhe mësimnxënie normale, duke e ruajtur mjedisin dhe qetësinë e banorëve.
 
KMDLNj njofton se i është dorëzuar Peticioni kundër lokacionit për ndërtimin e shkollës tek “Kompleksi 300” i cili i është dorëzuar edhe kryetarit të komunës në Fushë Kosovë, Burim Berisha.
 
Shqetësimet dhe pakënaqësitë rreth ndërtimit të shkollës, sipas nënshkruesve të peticionit, në një vend të gabuar janë se është dëmtuar rrjeti i ujësjellsit në tri ndërtesa dhe se rrezikohet kanalizimi i ujërave të zeza i cili është riparuar nga komuna para një muaj i cili do të mbetet jashtë funksionit duke e pamundësuar jetën normale të tri ndërtesave tek “Kompleksi 300”.

Banorët e nënshkruan një Peticion nëse shkolla që po ndërtohet në këtë lokacion ka hapësirë përcjellëse si: oborr, parking, hapësira relaksuese, fushë sporti etj. që do të ishin të domosdoshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor duke vazhduar me shqetësimin se nuk ka ndarje fizike midis shkollës që po ndërtohet dhe tri ndërtesave tek ”Kompleksi 300” që do të ndikonte negativisht në zhvillimin psikologjik, pedagogjik, sociologjik dhe të përgjithshëm të nxënësve që e kushtëzon ambienti i mbyllur i kësaj shkolle aq më parë që largësia e shkollës prej “Kompleksit 300” nuk është më e madhe se katër metra.

KMDLNJ konstaton se në këto rrethana nuk ka qetësi e as reahati e as për banorët e tri ndërtesave e as për nxënësit andaj kërkohet pezullimi i vendimit të komunës së Fushë Kosovës për ndërtimin e shkollës në këtë lokacion, deri të gjindet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Këtë peticion e kanë nënshkruar edhe 11 familje të komunitetit serb dhe një familje maqedonase. 

KMDLNj konsideron se ndërtimi i shkollës në lokacionin e tashëm nuk i plotëson kushtet elementare për nxënësit e kësaj shkolle sikur që ua shkelë të drejtat e njeriut banorëve tek “Kompleksi 300” andaj kërkon nga Komuna e Fushë Kosovës të rishqyrtojë vendimin për ndërtimin e shkollës.

\"Ndërtimi i shkollës në një mjedis të tensionuar do të ndikonte shumë keq te nxënësit dhe do të shndërrohej në një mosmarrveshje të vazhdueshme\", thuhet në një kumtesë të KMDLNJ-së.
 
KMDLNj kërkon edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të pengojë shkatërrimin e hapësirave të gjelbëruara dhe zëvendësim me betone dhe ndërtesa pa infrastrukturë të mjaftueshme gjelbëruese sikur edhe të ndërmarrë masa ndaj komunave që nuk e përfillin planifikimin hapësinorë duke lëshuar leje ndërtimi , në kundërshtim me vullnetin dhe interesat e qytetarëve dhe që favorizojnë degradimin e ambientit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)