03 Maj 2024

Bankierët zviceranë: Euro po i numëron ditët e saja të fundit

Bern, 24 nëntor - Bankierët zviceranë me parashikime të zeza për euron – pohojnë se monedha po i numëron ditët e saja të fundit.

“Wall Street Journal” publikoi një storie për një grup të bankierëve nga “Credite Suisse”, të cilët këto ditë parashikojnë rënien e euros.

“Do të ndodhin disa gjëra shumë të rëndësishme dhe kjo ndoshta deri ka mesi i janarit”, thuhet në raportin e bankierëve zviceranë në të cilën shtohet se kriza në eurozonën do të reflektohet në finansat e forta të derimëtanishme të Francës dhe Gjermanisë, si dhe në një numër të madh të bankave europiane.

Zhvillimi i tillë i ngjarjeve, duket, se nuk është e panjohur për anëtarët e bashkimit europian, dhe se kjo gjë është ashtu dëshmon edhe përgatitja e një sërë vendimesh të rëndësishme rreth të ardhmes së eurozonës si dhe gjithë BE-së.

Zviceranët në parashikimet e tyre cekin se në qoftë se asgjë nuk do të ndodhë “revolucionalisht” në mendimet e udhëheqësve të BE-së, mund të pritet krizë nga e cila askush nuk do të kursehet.

“Me rëndësi është koha kur të kuptohet se duhet të kthehet kah sjsellja revolucionare në sektorin bankar”, thonë analistët zviceranë duke shtuar se Banka Qendrore Zvicerane do të duhet të marrë një rol më të madh dhe më të rëndësishëm në parandalimin e një kolapsi të mundshëm në eurozonën përkatësisht në sistemin financiar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)