16 Nëntor 2024

Bankave greke u nevojiten miliarda

Athinë, 3 nëntor - Në bilancet e bankave greke me rëndësi për sistemin është hapur një hendek prej 4,4 miliardë eurosh – dhe kjo do të ishte më e pakta.

Lajmi u dha në fundjavë nga Banka Qendrore Evropiane (BQE). Ky vlerësim bazohet mbi hamendësimin se ekonomia greke do të mbetet në recesion deri në 2016-tën, por 2017-a do të shënojë një rritje prej 2,7 përqind.

Në një skenar më pak optimist, kur ekonomia do të rimëkëmbej më ngadalë, bankave do t\'u nevojiteshin deri në 14,4 miliardë për të përmbushur standartet rregullative të BE-së.

Të prekura janë 4 institutet kreditore më të mëdha: National Bank of Greece (Banka Kombëtare e Greqisë), Eurobank, Alphabank dhe Piraus Bank.

Kontrolli i bilanceve nga BQE ishte një parakusht për rikapitalizimin e bankave deri në fund të 2015-ës. Për këtë qëllim në paketën e tretë të ndihmës për Hellas janë parashikuar deri në 25 miliardë euro.

Shtypi i Athinës reagoi pozitivisht ndaj vlerësimit të kontrollit europian mbi bankat. „Testet e stresit rezultuan më mirë nga ç\'pritej“, shkruhet në titullin e To Vima. Kanali televiziv Alpha shikon „dritë jeshile për rikapitalizimin“.

Optimist shprehet në një bisedë me DW-n edhe Panagiotis Petrakis, profesor ekonomie pranë Universitetit të Athinës: Sipas llogaritjeve të tij, bankave u nevojiten 6 miliardë të mira dhe investitorët privatë sipas tij janë fare mirë në gjendje t\'i grumbullojnë këto para: „Unë besoj, se bankat janë informuar në treg që para fillimit të testit të stresit, nëse investitorët janë të gatshëm.“

Ndërkohë bursa e Athinës jep më pak arsye për optimizëm: Aksionet bankare shënuan minuse deri në 12,5 përqind.

Vassilis Georgas raporton në portalin ekonomik Capital.gr, se ky ka qenë vetëm një korrigjim, pasi bankat u rritën me rreth 42,9% në tetor.

Kurse Panagiotis Petrakis e shpjegon minusin e fortë edhe me frikën e aksionerëve të deritanishëm ndaj një humbjeje të pushtetit të tyre ose ndaj një shtetëzimi të mëtejshëm të bankave, në rast se nuk do të kishte investitorë të gatshëm.

Në këtë rast do të duhej të futej në lojë fondi shtetëror i shpëtimit HFSF, i cili gjithsesi vepron si aksioner i madh i bankave që nga rikapitalizimi i fundit në vitin 2014.

Për t\'i hequr qafe këto shqetësime, që para njoftimit për kontrollin e bilanceve nga BQE, qeveria e Alexis Tsipras i parashtroi parlamentit një ligj, i cili vendos një kuadër ligjor për rikapitalizimin.

Ai u miratua nga një shumicë të gjerë, vetëm komunistët dhe Agimi i Artë i së djathtës ekstremiste votuan kundër.

Por fatkeqësisht ky ligj nuk rregullon me hollësi marrëdhënien midis shtetit dhe investitorëve privatë dhe fondi shtetëror i shpëtimit HFSF përpiqet të ruajë pozicionin e vet mbizotërues edhe pas rikapitalizimit, vëren me qortim Prof. Petrakis.

Ministri i financave Euklid Tsakalotos vetëm kaq donte të rrëfente në parlament: „Kontrolli mbi bankat është i nevojshëm, por nuk duhet të shkojë deri atje, sa të pengojë aktorët privatë që të kryejnë investime.“

Me sa duket rregullimi i raporteve të pushtetit po shtyhet. Por kjo shtyrje nuk ndihmon aspak, që të rifitohet besimi tek institutet kreditore, tërheq vëmendjen Petrakis.

 Dhe kjo nuk është aspak e vetmja çështje e hapur: Lëndë shpërthyese politike sjellin kreditë e dështuara, shuma totale e të cilave sipas ekspertëve të BQE-së po rritet deri në 107 miliardë euro, duke kapërcyer kështu të gjitha parashikimet deritanishme. Me fjalë të tjera: Mbi 50 % e huave nuk mbulohen më.

Ndërkohë suksesi i rikapitalizimit nuk varet vetëm nga sjellja ndaj kredive imobiliare të dështuara, paralajmëron drejtori i kontrollit të bankave të BQE, Ramón Quintana, në një bisedë me Capital.gr.

Ai nuk dëshiron të urdhërojë një drejtim të caktuar. E rëndësishme sidoqoftë është që reformat e miratuara gjithashtu të zbatohen, me qëllim që rikthimi në rritje të mos rrezikohet, thotë ai.

Nga këndvështimi i kryetarit të qeverisë Tsipras sjellja ndaj kredive të dështuara është e papërcaktuar.

Sipas informacioneve të gazetës Ethnos, kryeministri i majtë i deklaron konfiskimet e detyruara si vijë të kuqe, duke u bërë me dije donatorëve, se ai dëshiron të arrijë një zgjidhje politike dhe të mos lejojë që „njerëzit të mbeten edhe pa shtëpi“.

Sidoqoftë një kontribut i rëndësishëm për rimëkëmbjen e bankave: Me ligjin e ri të rikapitalizimit, të ardhurat e bankierëve në Greqi shtrohen dhe nuk mund të tejkalojnë pagën e guvernatorit të Bankës Qendore.

Gjithashtu shpërblimet për menaxherët e bankave nuk lejohen, përsa kohë që insititutet kreditore varen nga ndihmat shtetërore. Edhe një makinë e vogël, qoftë edhe si mjet shërbimi, është e ndaluar.

Për rikapitalizimin, që gjendet përpara, ditët e ardhshme janë vendimtare. Bankat greke kanë kohë vetëm deri të premten, që të njoftojnë BQE mbi mënyrën se si do të grumbullojnë paratë për mbylljen e vrimave në kapitalet e tyre.

Në rast se do të ketë mjaftueshëm investitorë privatë, taksapaguesit evropianë do të lehtësoheshin. Për të hënën e ardhshme është caktuar një takim midis ministrave evropianë të Financave, i cili do të mbahet në Greqi dhe do t\'i shqyrtojë me hollësi përpjekjet për kursim të qeverisë së Athinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)