10 Maj 2024

Bankat zhvlerësojnë hipotekat

Prishtinë, 14 tetor - Bankat komerciale po zhvlerësojnë tej mase vlerën e patundshmërisë të lënë si hipotekë apo kolateral, në rast të marrjes së kredive, në ndonjërën nga institucionet financiare në vend.

Hipoteka është një e drejtë reale që vihet mbi pasurinë e debitorit në dobi të kreditorit, për të siguruar përmbushjen e një detyrimi.
 
Gjërat e hipotekueshme janë sendet e paluajtshme, si toka, ndërtesat dhe çdo gjë që është e trupëzuar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose ndërtesën.

Në rast se klientët nuk kanë mundësi që të shlyejnë obligimet ndaj bankave ku kanë marrë kredi, kjo e fundit patundshmërinë nxjerr në shitje përmes ankandit publik.

Vlera e lartë e hipotekës apo kolateralit, i bënë me risk më të ulët kreditë e lëshuara në vend, por që dëmton rëndë klientët, thotë Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest”.

Sipas tij, bankat komerciale në vend kërkojnë 263 për qind të vlerës se kredisë në formë të hipotekës apo kolateralit, e që në rajon është 126 për qind e vlerës.

“Kjo vetvetiu tregon se për të marrë një kredi duhet të kesh pasuri 2.5 për qind më tepër se sa vlera e kredive. Kjo krijon vështirësi për bizneset, në anën tjetër bën zhvlerësimin e kësaj pasurie për marrje

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)