17 Nëntor 2024

Bankat të bëjnë më shumë për komunitetin

Prishtinë, 13 tetor - Bizneset që synojnë të zgjerohen e të kenë sukses duhet të ndajnë një pjesë të të hyrave për komunitetin ku veprojnë. Përgjegjësia Sociale u takon të gjithëve qoftë sektorit publikë, qoftë atij privat.

Aktualisht në Kosovë janë bankat komerciale që kanë profitin më të madh, megjithatë ato nuk janë duke bërë sa duhet për komunitetin ku veprojnë, u tha të hënën në emisionin Ekonomia me Erëzën, në Klan Kosova.

Drejtoresha ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ), Dajana Berisha theksoi se sektori bankar do të duhej të ishte shumë më i përfshirë në investimet strategjike, duke marr parasysh përfitimet marramendëse që kanë në Kosovë. Por, sipas saj edhe bizneset që veprojnë në sektor të tjerë kanë përgjegjësi korporative ndaj komunitetit .

Lidhur me këtë, Lavdim Hamidi zëvendëskryeredaktor në Gazetën “Zëri” tha se fare pak  biznese janë të përgjegjshme për komunitetin. Edhe Hamidi e kritikojë sektorin e bankave, që kanë profit milionësh, por që bëjnë shumë pak për komunitetin.


“Ato biznese që kanë qarkullim të mjaftueshëm janë fare pak që investojnë për komunitetin ku veprojnë. Disa prej tyre fitojnë miliona euro dhe kanë fare pak investime për vendin. Shembulli më i mirë është sektori bankar të cilët fitojnë miliona euro por që investimet për komunitetin i kanë minimale”, ka thënë Hamidi.

Në anën tjetër, drejtuese e Departamentit për marrëdhënie më publikun në Raiffeisen Bank, Antigona Limani, tha se çdo vit ndajnë një shumë të mjeteve të cilat i dedikohen komunitetit.


“Banka jonë çdo vit e cakton një shumë të cilën e shpërndajmë në kategori të ndryshme si : sport, qendra sociale, kulturë etj. Ne më shumë koncentrohemi në fusha që janë të nevojshme për Kosovës nuk koncentrohemi në komuna apo pjesë të vogla por më gjerë”, theksoj Limani

Gjatë debatit në emisionin Ekonomia me Erëzën, Ylber Burgija nga Rrjeti CSR, bëri të ditur se kohëve të fundit komuniteti i biznesit  ka filluar të jetë më i përgjegjshme . Madje sipas tij, CSR po shihet jo vetëm si vullnet por si obligim ndaj komunitetit.


Falë rritjes së vetëdijes së bizneseve për përgjegjësi ndaj komunitetit, shumë qytetarë  në Kosovë janë bërë me kulm mbi kokë. Tash e disa vite, edhe Sos Fshati, që është shtëpi e parë për shumë  fëmijë  arrin të mbijetojë vetëm fal kontributit të bizneseve dhe qytetarëve.
###
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)