Bankat rrisin kamatat e kredive, ulin kamatat e depozitave
Prishtinë, 13 qershor - Kamatat në kredi kanë arritur në 14.7 për qind, ndërsa kamatat në depozita kanë rënë në 3.4 për qind
Kamatat në kredi janë shtrenjtuar edhe më shumë në tremujorin e parë të këtij viti, përderisa kamatat në depozita janë zvogëluar.
Sipas raportit të tremujorit të parë të këtij viti të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), norma mesatare e interesit në kredi, që aplikohet nga bankat komerciale në vend, ka arritur në 14.7 për qind, krahasuar me 14.1 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Përderisa normat e interesit në depozita kanë rënë në 3.4 për qind, krahas 3.8 për qind sa kanë qenë në tremujor vitin e kaluar.
Diferenca ndërmjet normave të interesit në kredi dhe normave të interesit në depozita në tremujorin e parë të vitit 2011 ishte 11.3 për qind, thuhet ndër të tjera në këtë raport.