Bankat qipriote akuzojnë BQE për falimentimin e tyre
Frankfurt, 14 mars - Asociacioni i ish aksionarëve të Bankës së Qipros në një letër të hapur akuzon Bankën Qendrore Evropiane, se mban përgjegjësinë për falimentimin e ekonomisë dhe sistemit bankar të Qipros.
Ish aksionarët konsiderojnë, se masat e bankës ishin dëmtuese për mbarë ekonominë e ishullit dhe u bënë shkak për humbjen e miliarda eurosh. Në letër theksohet, se për shkak të vendimeve të gabuara 88 mijë aksionarë të imtë dhe të mesëm, humbën të gjitha kursimet dhe mjetet për bukën e gojës.