Bankat në Shqipëri dyfishojnë fitimin
Tiranë, 13 prill - Vetëm në dy muajt e parë të vitit bankat në Shqipëri kanë shënuar një fitim prej 5.4 miliardë lekësh ose mbi 40 milionë dollarësh.
Të dhënat e fundit nga shoqata e bankave tregojnë se krahasuar me një vit më parë, fitimet e sistemit bankar gati u dyfishuan, dhe ky është viti i dytë me radhë kur fitimet zgjerohen me këtë ritëm.
Këta tregues dëshmojnë për rezultate të forta financiare të bankave edhe pse ekonomia është e mbërthyer nga rritja e dobët e prodhimit.
Ekspertët thonë se një nga shkaqet kryesore është stabilizimi dhe madje rënia e lehtë e kredive të këqija, që i çliron bankat nga detyrimi për të ngrirë fonde rezervë si garanci.