16 Janar 2025

Bankat në Qipro do të qëndrojn të mbyllura deri të marten

Nicozia, 22 mars - Bankat do të qëndrojnë të mbyllura deri të martën në Qipro, njoftuan burime nga Banka Qendrore, një dekret që njofton se bankat nuk do të rihapen të enjten dhe të premten.

Të hënën e ardhshme, duke qenë një ditë pune, Banka Qendrore konfirmoi se bankat nuk do të hapen para ditës së martë në mëngjes.

Bankat nuk janë rihapur që prej njoftimit të një plani shpëtimit financiar arritur të shtunën me Eurogrupin dhe hedhur poshtë të martën nga Parlamenti qipriot për shkak të një klauzole të pazakontë që parashikonte një taksë deri në 9,9 për qind për depozitat bankare.

Depozitat bankare të qytetarëve jorezidentë në Qipro arritën në fund të muajit shtator 2012 në 20 miliardë euro, sipas një studimi të publikuar të mërkurën nga Instituti Ndërkombëtar i Financës (IIF), që mbështetet në shifrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës së Qipros.

Kësaj shume, i shtohen dhe 13,1 miliardë euro promovuar nga filialet greke të bankave qipriote dhe 4,5 miliardë të depozituara në degët e vendosura në vende të tjera.

IIF citon shifrat e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) që thekson se 85 për qind e depozitave të jorezidentëve, rreth 19 miliardë euro vijnë nga vende jashtë Bashkimit Evropian.

Plani i shpëtimit financiar, hedhur poshtë nga parlamenti i Qipros, parashikon një taksë të jashtëzakonshme prej 6,75 për qind për të gjitha depozitat bankare nga 20 000 në 100 000 euro dhe 9,9 për qind, mbi këtë shumë, si këmbim i një kredie prej 10 miliardë eurosh nga zona euro dhe FMN për ishullin në prag të falimentimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)