17 Nëntor 2024

Bankat në Maqedoni me 51 milionë euro fitim

Shkup, 4 mars - Për dallim nga biznesi që ankohet për vështirësi të shumta, rënie qarkullimi dhe profiti, bankat në Maqedoni nga ana tjetër nga viti në vit po shënojnë rritje frapante të profitit të tyre.

Fitim të përgjithshëm prej 51 milionë euro kanë realizuar të gjithë bankat në vend, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë, shkruan Koha.

Kjo paraqet një rritje të dukshme të fitimit të bankave në raport me rreth 38 milionë euro të fitimit të përgjithshëm të realizuar në vitin 2013, ose 23 milionë euro fitim të shënuar në vitin 2012.

Një nga faktorët kryesor të profiteve të mëdha të bankave vazhdojnë të mbesin edhe të ardhurat nga kamatat, prej të cilave bankat kanë arkëtuar 287 milionë euro, si dhe nga kompensimet e ndryshme në vlerë prej 67 milionë euro.

Ekspertët e bankave dhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit vlerësojnë se treguesit pozitiv për punën e sektorit bankar në Maqedoni në raport me trendet e përkeqësuara të punës së biznesit kanë të bëjnë me mënyrat dhe kushtet e ndryshme të veprimit të sektorit real në raport me sektorin financiar.

Biznesi, në radhë të parë vuan pasojat e rënies së qarkullimit që ka sjellë edhe më pak të ardhura për afaristët, ndërsa bankat kanë një siguri më të madhe në pasimin e prodhimeve të tyre në treg, shprehen në Biznes Konfederatën e Maqedonisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)