18 Nëntor 2024

Bankat në Kosovë rrisin fitimet

Prishtinë, 25 qershor - Kursimet e rrepta që i kanë aplikuar bankat në vend, kanë rezultuar me sukses në mbushjen e arkave të tyre. Edhe pse kanë shënuar rënien e të hyrave nga interesi, bankat në Kosovë pothuajse kanë dyfishuar fitimet në krahasim me vitin paraprak si rezultat i kursimeve.

Sipas raportit të fundit të Bankës qendrore të Kosovës (BQK), bankat në vend, gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë shënuar fitime në vlerë prej 9.8 milionë eurosh, duke shënuar kështu rritje vjetore prej 57.7 për qind.

“Gjatë tremujorit të parë (TM1) 2014, të hyrat dhe shpenzimet e sektorit bankar shënuan rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo rënie ishte më e theksuar në anën e shpenzimeve, që rezultoi në rritjen e neto profitit bankar, pavarësisht rënies së të hyrave. Rrjedhimisht edhe indikatori i efikasitetit, që matë raportin e shpenzimeve ndaj të hyrave të sektorit u përmirësua dukshëm duke u zvogëlua në 81.7 për qind krahasuar 88.7 për qind në TM1 2013”, thuhet në raportin e BQK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)