Bankat në Kosovë normat e interesit i vendosin me marrëveshje

Prishtinë, 27 mars - Para se të përfundonte mandatin si kryetar i AKK-së, Osman Ejupi ishte thuajse shumë pranë mundësisë që bankat komerciale në Kosovë t\'i caktojnë normat e interesit me marrëveshje.
Ndërkohë që rezultatet e hetimit mbi këtë institucion asnjëherë nuk u bënë publike edhe pse filluan që para një viti.
Sipas Ejupit, indikacionet preliminare të hetimeve që janë zhvilluar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) për bankat kanë rezultuar se në veçanti bankat me kapital të huaj kanë marrëveshje të fshehura në mes vete për aplikimin e normave të interesit për kredi.
Më skadoi mandati dhe për çudi asnjë rregullator deri më tash nuk e ka hequr kryetarin në momentin që ti skadojë mandati, por deri në momentin kur zgjidhet tjetri, apo rizgjidhet, shkruan Tribuna.
Tash nuk e di se deri ku kanë shkuar ato hetime dhe pse nuk është hartuar raporti, ka thënë Osmani. Ish-kryetari i AKK-së, tanimë profesor në Kolegjin Viktoria, është i bindur se bankat nuk janë të pastra në punën që bëjnë.
Kanë pasur dhe i kanë (bankat) edhe më tutje kamatat për kredit dhe produktet e ngjashme, pohon Ejupi, pozita e të cilit në AKK ka mbetur e zbrazët tash e 15 muaj.