18 Nëntor 2024

Bankat në Kosovë me shumë kritere për një kredi

Prishtinë, 17 mars - Pavarësisht faktit se bankat komerciale në Kosovë përmes marketingut të shumtë për kredi të shpejta prezantojnë produkte tërheqëse për klientët, kriteret për dhënien e kredive mbesin shumë të vështira, thonë disa qytetarë.

Fisnik Berisha, i cili punon në sektorin publik ka aplikuar në njërën nga bankat komerciale për kredi personale në vlerë prej 3,000 euro.

Fisniku thotë se gjatë procesit të aplikimit asgjë nuk kishte të përbashkët më panot reklamuese.

“Kam aplikuar për kredi, por është shumë vështirë për të realizuar. Po kërkojnë një bashkë -huamarrës, dy garantues që punojnë dhe kanë kontrata. Po më duket e padrejtë sepse për shkak se unë punoj dhe paguhem nga buxheti i Kosovës. Që 15 ditë kam aplikuar por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigjeje nga institucioni ku kam aplikuar”, thekson Berisha.

Kërkesa e shumë procedurave për marrjen e një kredive, nënkupton për keqësim të situatës financiare të bankave, thotë Berat Thaqi, hulumtues në Institutin për Studime të Avancuara “GAP”.

Ky institut në vazhdimësi bën publikime të raporteve nëpër bankat komerciale në vend, të quajtur “ Bankometri”.

\"Sa i përket kritereve të marrjes se kredive, siç tregojnë raportet e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, këto kritere janë vështirësuar si përgjigjeje e bankave komerciale ndaj rritjes se kredive jopërformuese. Dhe gjithashtu shifra tjetër tregon edhe ngadalësimin e kredidhënies nga sektori bankar”, bën të ditur Thaqi.

Ngadalësimi apo refuzimi i shpeshtë i kredive mund të paraqesë efekte negative në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, konsideron Thaqi, duke shtuar se efektet negative më së shumti vërehen tek bizneset.

“Për arsye se nëse bizneseve iu vështirësohet qasja në kredi, atëherë ata detyrimisht do të kenë problem rritjen e investimeve. Është efekt zinxhiror në ekonomi, do të kemi edhe vende më të pakta pune, pasi edhe ashtu kemi një shifër të lartë të papunësisë. Kështu që rritja e kredive jo përformuese ka efekt negativ si te bankat, sepse ia rritë koston financiare dhe dëmton ekonominë dhe zhvillimin ekonomik”, thotë Thaqi.

Sidoqoftë, zyrtarë të institucioneve financiare në vend , vazhdimisht pohojnë se bankat nuk kanë ashpërsuar kriteret për kredi, megjithatë këto institucione mundohen që të thjeshtësojnë procedurat e aplikimit.    

/Europa e Lirë/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)